Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Osmani: Serbia fle mbi varreza masive e refuzon t’i hapë arkivat

11:14 | 27 Prill 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të e të Zhdukurve, ka thënë se Serbia akoma fle mbi varreza masive e refuzon t’i hapë arkivat ku gjinden informatat për më të dashurit tanë.

Osmani tha se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish

“Rreth 1600 te zhdukur me dhunë akoma na mungojnë. Shumë prej tyre fëmijë që ua morën nënave nga djepi. Serbia akoma fle mbi varreza masive e refuzon t’i hapë arkivat ku gjinden informatat për më të dashurit tanë. Por e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish!”, ka shkruar presidentja në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme