Dita Botërore e Fëmijëve u themelua për herë të parë në vitin 1954 si Dita Universale e Fëmijëve dhe festohet më 20 nëntor të çdo viti, për të promovuar bashkimin ndërkombëtar, ndërgjegjësimin e fëmijëve në mbarë botën dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve.
20 nëntori është një datë e rëndësishme pasi është dita kur në vitin 1959 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve. Është gjithashtu dita kur në vitin 1989 kjo asamble e miratoi Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.
Që nga viti 1990, Dita Botërore e Fëmijëve shënon edhe përvjetorin e ditës kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi si Deklaratën ashtu edhe Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.
“Nënat dhe baballarët, mësuesit, infermieret dhe mjekët, udhëheqësit e qeverisë dhe aktivistët e shoqërisë civile, klerikët fetarë, profesionistë të medias, si dhe të rinjtë dhe vetë fëmijët, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në bërjen e Ditës Botërore të Fëmijëve relevante për shoqëritë, komunitetet dhe kombet”, thuhet në një njoftim të OKB-së.
Dita Botërore e Fëmijëve i ofron secilit një pikë frymëzuese për të mbrojtur, promovuar dhe festuar të drejtat e fëmijëve, duke u përkthyer në dialogë dhe veprime që do të ndërtojnë një botë më të mirë për fëmijët.
Në Kosovë, me rastin e kësaj dite do të mbahet takimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, me fillim nga ora 10, në ndërtesën e Qeverisë.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...