Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down ka thënë se duhet të punohet për të krijuar një vend ku të gjithë, pavarësisht nga aftësitë apo dallimet e tyre, vlerësohen, respektohen dhe përqafohen.
Me anë të një postimim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se kjo ditë le të na shërbejë edhe më shumë në promovimin e përfshirjes, pranimit dhe mirëkuptimit.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Doën, festojmë veçantinë, forcën dhe gëzimin që personat me sindromën Doën sjellin në botën tonë. Përveç rritjes së ndërgjegjësimit, kjo ditë le të na shërbejë edhe më shumë në promovimin e përfshirjes, pranimit dhe mirëkuptimit. Duke përhapur sa më shumë dashuri, mirësi dhe pozitivitet, le të punojmë së bashku për të krijuar një vend ku të gjithë, pavarësisht nga aftësitë apo dallimet e tyre, vlerësohen, respektohen dhe përqafohen”, shkroi Krasniqi./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...