Sot me fillim në ora 11:00, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve e cila do të mbahet në Parkun Nacional në Blinajë të Lipjanit.
Të pranishëm në këtë organizim do të jenë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Ambasadori Tomáš Szunyog, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, Udhëheqës i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark, Ushtruesja e detyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Maria Suokko, etj.
Kur pimë një gotë ujë, shkruajmë në fletore, marrim ilaçe për temperaturën apo ndërtojmë një shtëpi, jo gjithmonë e bëjmë lidhjen me pyjet. E megjithatë, këto dhe shumë aspekte të tjera të jetës sonë janë të lidhura me pyjet në një mënyrë ose në një tjetër.
Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve dhe përdorimi i burimeve të tyre janë çelësi për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të kontribuar në prosperitetin dhe mirëqenien e brezave aktualë dhe të ardhshëm. Pyjet gjithashtu luajnë një rol vendimtar në zbutjen e varfërisë dhe në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto përfitime të paçmuara ekologjike, ekonomike, sociale dhe shëndetësore, shpyllëzimi global vazhdon me një shkallë alarmante, shkruan arbresh.info.
Druri ndihmon në sigurimin e ushqimit dhe ujit pa baktere në shumë kuzhina, ndërtimin e mobiljeve dhe enëve të panumërta, zëvendësimin e materialeve të dëmshme si plastika, krijimin e fibrave të reja për rrobat tona dhe, nëpërmjet teknologjisë, të jemi pjesë e fushave të mjekësisë apo garës hapësinore.
Është jetike që të konsumohet dhe prodhohet druri në një mënyrë më miqësore me mjedisin për planetin dhe banorët e tij. Le ta mbrojmë këtë burim lehtësisht të rinovueshëm me një menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...