1 maji përveçse simbolizon fillimin e një muaji të ri, në gjithë botën njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Megjithatë, edhe kjo festë e punëtorëve në vendin tonë po festohet me protesta, si shkak i pakënaqësive për kushtet dhe pagat.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, për Arbresh.info tha se zbatimi i ligjit të punës dhe ligjeve përcjellëse nuk mund të jetë ndryshe vetëm se është një zbatim jo i mirë, mos të themi shumë i keq.
Azemi pohoi se nuk ekziston ende marrëveshja e përgjithshme për punëtorët.
“Kur të marrim parasysh që përpos ligjit të punës që është një marrëveshje konterakuale, ne nuk kemi marrëveshje të përgjithshme kolektive e cila është kushtetuta e punëtorëve, kur edhe sot kemi realisht një pagë 170 euro, po flasim për pagën minimale dhe kemi një numër kaq të madh që e lëshojnë vendin e punës, atëherë kjo na e bën me dije që nuk kemi asnjë sinjal që shkon në të mirë të pozitës së sektorit privat të punëtorëve të Kosovës”, theksoi ai.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë të bëj diçka të jashtëzakonshme, vetëm t’i mbaj premtimet që kryeministri Kurti i ka dhënë sa ishte pa ardhur në pushtet.
“Qeveria nuk ka nevoje me ndërmarr diçka të jashtëzakonshme, ish dasht me i implementu ato që i ka premtu për punëtorët privat, në momentin që ka thënë që Kurti do të jete kryeministër ka premtu që paga minimale do të jetë 350 euro e cila po ta kishte bërë para tri viteve do ta kishte vlerën e vetë dhe sigurisht që gjendja e këtyre punëtorëve do të ishte më e mirë”, u shpreh Azemi.
Tutje, ai shtoi se paga minimale nën 350 euro është e kotë, dhe është dasht që punëtorët e sektorit privat të kenë siguri më të mirë në vendin e tyre të punës.
Sipas asaj që tha Azemi, punëtorët e sektorit privat në Kosovë, pjesën më të madhe të tyre e jetojnë sot për nesër.
“Punëtorët e sektorit privat të Kosovës në pjesën më të madhe të tyre jetojnë sot për nesër sepse ne themi me pagën që e marrin as nuk po mund të jetojnë as nuk po na lënë të vdesim”, përfundoi Azemi.
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë shënohet nga protestat e sindikatave.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka protestuar dy orë në Prishtinë. Kjo sindikatë ka theksuar se Qeveria nuk ka realizuar pritjet e SBASHK-ut me Ligjin e pagave.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj shpalosi kërkesat e anëtarësisë drejtuar Qeverisë.
Jasharaj gjatë një prononcimi për Arbresh.info është shprehur se uron që situata të mos jetë si ën vitin 2022.
“Uroj që situata të mos jetë si në vitin 2022 ku Qeveria heshtte ndaj kërkesave tona, komunikimi dhe takimet, pastaj ndodhi ajo që ndodhi, por çfarë do të ndodhë unë nuk mund të flas sepse nuk di në rast se vendoset pastaj në bazë të zërit të anëtarësisë që ky zë vjen përmes udhëheqësve sindikalë që janë përfaqësues në organet e SBASHK-ut”, u shpreh ai./Arbresh.info/Kujtesa Berisha/
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...