Dita Ndërkombëtare e Personave me aftësi të Kufizuara u shënua edhe në Mitrovicë

16:02 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, OJQ “Mundësia” në bashkëpunim me organizatën Save the Childran, e cila në fakt ishte edhe donatori kryesor i këti aktiviteti , kanë organizuara një program festiv duke shënuar kështu ditën Ndërkombëtare të tyre.

Sipas një njoftimi për media, përveç anëtarëve të rregullt të HANDIKOS-it, përfaqësues nga shoqëria

civile, pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, Qazim Nimani, dhe përfaqësues tjerë .

Drejtoresha në HANDIKOS ,Mirvete Hasani, tha se aktivitetet dhe problemet me të cilat përballet kjo shoqatë, janë shumë të vështira duke e marrë parasysh faktin se në ambientin e tillë ku veprojnë nuk plotësohen kushtet për funksionalizmin e saj.

Me këtë rast ajo bëri apel që kjo kategori mos të diskriminohet dhe se të gjithë duhet të jemi të barabartë .

Nënkryetari Mujka , pasi ua uroj Ditën ndërkombëtare përfaqësuesve të HANDIKOS-it, tha se komuna është shumë e interesuar që të krijoj kushte sa më të mira jetese edhe për personat me aftësi të kufizuar.

“Ne si institucion jemi shumë të interesuar që ju të keni jetë sa më të lehtë dhe të keni kushte për aktivitete. Prandaj ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur, që të ju mbështesim , ani pse jemi të vetëdijshëm se deri më tani kjo mbështetje nuk ka qenë e mjaftueshme. Dua të ju siguroj se në të ardhmen do ta keni mbështetjen edhe më të fuqishme të institucioneve komunale dhe se kërkesat që ju do ti paraqitni, do të shqyrtohen me prioritet” shtoj nënkryetari Mujka.

Po ashtu një fjalën e saj përshëndetëse drejtoresha Hasime Tahiri, theksoj se duhet të jemi të gjithë të barabartë dhe mos të lihet anash kjo kategori. Ajo tha se e OJQ Mundësia do ta bëjë të pamundurën që kësaj kategorie tu del në ndihmë sa herë që ju nevojitet atyre.

Vlen të theksohet se donatorët në fjalë në fund shpërndan edhe dhurata për ta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme