Shoqata “HANDIKOS”, bashkërisht me Komunën e Prishtinës kanë shënuar 1 Marsin – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, në një shëtitje 30 minutëshe në njërën nga rrugët e Kryeqytetit.
Nga shoqata u përmendën sfidat që përballen personat me karrocë, ndërsa nga autoritetet komunale premtuan më shumë angazhim në krijimin e kushteve për lëvizje me të lehtë të tyre.
Drejtori i “Handikosit” Afrim Maliqi, ka kërkuar që çdo ndërtues të respektojë standardet për qasja të lirë edhe të kësaj kategorie.
“Jemi mbledhur për t’i parë sfidat dhe për të parë se ku janë ndërtuar pjerrinat mirë e ku ka pengesa që kërkojnë intervenim, qytetarët po lëvizin nëpër Evropë lirshëm e ne përdoruesit e karrocave ende nuk jemi të lirë në lëvizje”, tha Maliqi.
Ai ka thënë se janë rreth katër mijë qytetarë që lëvizin me karroca, siç ka theksuar pa llogaritur këtu nënat me fëmijë me karroca e të moshuarit.
“Ne kemi ngritur padi ndaj institucioneve te ndryshme, respektivisht ndaj Kuvendit të Kosovës, sepse ai objekt nuk i plotëson standardet për lëvizje të lirë”, ka theksuar Maliqi.
Ndërkohë që nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se secili duhet ta përjetojë se sa e vështirë është lëvizja për persona të kësaj kategorie.
“Qenka një ndjenjë jo shumë e lehtë me qenë në karrocë dhe e shoh sa e vështirë është lëvizja me karrocë. Ne duhet ta përjetojmë këtë ndjenjë që kur të marrim vendime të mendojmë edhe këndvështrimin e personave në karrocë”, është shprehur ajo, duke thënë se ndodhet aty për të ofruar përkrahje.
Derisa ka thënë se e dinë që në Prishtinë këta persona hasin në vështirësi për të lëvizur, ka theksuar se kanë vullnet politikë për të ju qëndruar pranë.
“Ndjenjë e keqe, mezi s’po pres të kthehem në zyrë me i pa kontratat e sidomos te kjo pjesa e semaforit te rrugës që sapo kaluam”, tha ajo./eo
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...