Sot është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë, ditë për të reflektuar mbi çfarë na bën të lumtur.
Raporti Global i Lumturisë e ka renditur Kosovën në vendin e 29-të në të gjithë botën, në raportin e përpiluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Mosha e re janë më të lumtur se ajo mbi 60 vjeç.
Një qytetar ka thënë se lumturinë e tij, ai e gjen në natyrë dhe palestrës.
“Shumë sene më lumturojnë, rutina ime në palestër, shkoj në park, meditoj pak, relaksohem, e heki stresin, sa të dalë në natyrë më shumë, buzëqeshi më shumë”, u shpreh ai.
Ndërkaq, një qytetar tjetër, thotë se përderisa jemi të shëndoshë dhe i kemi gjërat esenciale për jetën, nuk ka arsye për të mos qenë të lumtur.
“Pse mos me qenë na popull i lumtur, a jemi shëndoshë, a jemi mirë, a kemi ushqim të mjaftueshëm, lumturia lyp shumë gjëra, lumturia nuk është vetëm një aspekt i jetës, por janë shumë aspekte, maspari nëse ke mundësi me u zhvillu si duhet, prej lindjes deri sa të zhvillohesh”, tha ai.
Çelësi i lumturisë për një qytetar tjetër, sigurisht është familja.
“Familja ime më bën të lumtur, gruaja dhe fëmijët, shëtitjet me fëmijë”, tha ai.
Ndër të tjerat, një qytetar tha se lumturi për të, është Pavarësia e Kosovës.
“Më së shumti më bën të lumtur, që Pavarësia e Kosovës, të sigurohet, e mos të ekzagjerohen kërkesat e serbëve prej ndërkombëtarëve edhe nga të gjithë këtu sidomos, të ketë stabilitet, politikë dhe ekonomik”, tha qytetari./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...