Sot shënohet dita ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit.
Dita e 3 majit është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit, dhe lirinë që e ka informacionin.
Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, bazuar edhe në nenin 19 të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut” mbi lirinë e shprehjes, shpalli 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet çdo vit në mbarë botën.
Gjatë vitit 2008r janë vrarë 60 gazetarë dhe punëtor të medies. Këto vdekje tragjike, së bashku me 900 sulme tjera kundër punëtorëve të medies, 29 rrëmbimeve të gazetarëve dhe mbylljen e 2000 organizatave mediatike, konsiderohet me të drejtë se e dëmtojnë aftësinë njerëzore për të kuptuar botën.
3 maji, sipas Kombeve të Bashkuara, shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën. Gjithashtu në këtë ditë theksohet rëndësia e mbrojtjes së mediave nga sulmet ndaj lirisë së tyre dhe nderohen gazetarët që kanë humbur jetën në krye të detyrës.
Kjo datë është një kujtesë për qeveritë për të respektuar angazhimin e tyre për lirinë e shtypit dhe të medias./Arbresh.info/
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...