Dita Ndërkombëtare e Gruas, Kica-Xhelili: Në këtë 8 Mars nuk mora lule, as nuk dhash

16:00 | 8 Mars 2023
K.B

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Daorsa Kica-Xhelili sot për Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka treguar se as nuk mori lule dhe as nuk dhuroi.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka shkruar se në këtë ditë ajo e kujton Dianën, Zejnepen, Valbonën, Sabilen, Sebahaten, Lirien, Marigonën, Hamiden e Hatijen, përcjell arbresh.info

Shkrimi i saj i plotë:

Në këtë 8mars nuk mora lule. As nuk dhash.

Në këtë 8 mars po e mendoj Dianën, Zejnepen, Valbonën, Sabilen, Sebahaten, Lirien, Marigonën, Hamiden e Hatijen;

Në këtë 8 mars po i mendoj gratë që u detyruan të heqin dorë nga prona që i takonte;

Në këtë 8 mars po i mendoj gratë që u detyruan të besojnë se durimi i abuzimit është virtyt;

Në këtë8 mars, po i mendoj gratë që iu prenë ambiciet për të besuar se duhet të zgjedhin në mes të mëmësisë e karrierës;

Në këtë 8 mars po i mendoj gratë që paguhen më pak se burrat për faktin e vetëm që janë gra;

Në këtë8 mars , po i mendoj gratë që hoqën dorë nga puna sepse shteti nuk hapi kurrë mjaftueshëm qerdhe për fëmijë;

Në këtë 8 mars po i mendoj gratë që i pyesin kujt ja la fëmiun kur dalin në punë, në prezencë të burrave që këtë pyetje s’ua bënë kurrë;

Në këtë 8 mars nuk mora lule. As nuk dhash.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme