Google ADS

Dita e Tokës, Haradinaj: Të angazhohemi bashkërisht për një mjedis të pastër

13:51 | 22 Prill 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me rastin e Ditës së Tokës ka kërkuar angazhim për një mjedis të pastër.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo ditë na kujton rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojmë, shrkuan Arbresh.info.

“Dita e Tokës na kujton rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojmë. Të angazhohemi bashkërisht për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë. Ta ruajmë bukurinë e atdheut tonë.”, ka shkruar kreu i AAK-së teksa ka ndarë një fotografi em familjen e tij në një shëtitje në natyrë./Arbresh.info/

Të ngjashme