Dita e të Pagjeturve dhe Masakra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do ta harrojmë kujtimin për shqiptarët e vrarë gjatë luftës

15:09 | 27 Prill 2024
E.K

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinja ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Mejës dhe ditën kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë.

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nuk është rastësi që dita kombëtare e Personave të Zhdukur me dhunë shënohet në ditën e masakrës së Mejës.

Tutje, ai ka thënë se në këtë datë, forcat serbe kanë kryer njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 civilë shqiptarë.

Postimi i plotë:

Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, njëkohësisht edhe ditën e masakrës së Mejës.

Nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës. Në këtë datë forcat okupatore kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 motra e vëllezër tanë shqiptarë, një pjesë e tyre ende të pagjetur. Shqiptarë të pambrojtur të dy besimeve fetare që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës.

Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi.

Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!/Arbresh.info

Të ngjashme