Ka hyrë në ditën e shtatë kërkimi për policin tjetër Armend Trena në lumin Lepenc
Zëdhënësi i Rajonit të Ferizajt Agim Gashi, ka thënë për portalin “Arbresh.info” se edhe sot janë duke i vazhduar kërkimet për gjetjen e trupit tjetër të policit të zhdukur.
“Sot kemi kërkuar afër kufirit në lum, por pa rezultat ndërsa tash do t’i vazhdojmë kërkimet në pjesën e lartë të lumit konkretisht ne disa vende ku dyshojmë se mund të gjejmë trupin e policit tjetër”.
Tutje Gashi ka shtuar se deri tash ne kërkim të trupit tjetër të policit janë vetëm FSK-ja dhe Policia e Kosovës ndërsa nuk kanë ndonjë informatë se kërkimeve do ti bashkëngjiten ndonjë ekip vullnetar siç ishte dje rasti i zhytësit Ismail Kasumi.
Malësor Dashi u gjet dje rreth orës 16:00 pas kërkimit disa orësh./Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...