Dita e Flamurit, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së janë eventet që e karakterizojnë 28 nëntorin.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në nder të kësaj feste, do ta ketë të zënë paraditen e tij.
Ai fillimisht në ora 09:00 do të bëj homazhe tek shtatorja e heroit kombëtar, Skënderbeu në Prishtinë.
Pastaj 09:10 do të bëj homazhe tek shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Në ora 10:00 ai do të bëj homazhe tek kompleksi memorial i familjes Jashari në Prekaz.
Në ora 13:30, në Muzeun Kombëtar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të marr pjesë në ekspozitën Rrëfim biografik për jetën dhe veprën e Anton Çettės.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA