Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasnqi sot Ditën Ndërkombëtare të Holakausti ka nderuar viktimat dhe të mbijetuarit e një prej periudhave më të errëta të historisë së njerëzimit.
Krasniqi tha se në këtë ditë , lutemi që të gjitha konfliktet dhe luftërat që po ndodhin sot kudo nëpër botë – të përfundojnë sa më parë.
“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe të mbijetuarit e një prej periudhave më të errëta të historisë së njerëzimit. Po në këtë ditë, lutemi që të gjitha konfliktet dhe luftërat që po ndodhin sot kudo nëpër botë – të përfundojnë sa më parë”, shkruan ai.
Krasniqi thotë se lufta nuk ka fitues, por ka viktima të pafajshme.
“Lufta nuk ka fitues të vërtetë – por ka viktima të pafajshme, shtëpi e familje të shkatërruara, gjenerata të humbura, të ardhme të pashpresë dhe një botë me shumë dhembje e pa qetësi”, shkruan ai.
Ai thotë se toleranca dhe mirëkuptimi, duhet të jenë virtytet shtytëse të njerëzimit.
“Andaj, toleranca dhe mirëkuptimi, duhet të jenë virtytet shtytëse të njerëzimit në rrugën drejt paqes”, përfundon ai./Arbresh.info/
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...