Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca tha se në këtë ditë kremtohet demokracia dhe fitorja e cila solli përparim të jashtëzakonshëm brenda SHBA-së, përcjell Arbresh.info.
Tutje, Konjufca shtoi se si popull dhe si shtet jemi të lumtur që i përkasim kësaj aleance demokratike.
Postimi i plotë:
Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festë e popullit dhe shtetit amerikan, por dhe burim frymëzimi për këdo anembanë botës, shembull i idealit të lirisë, barazisë dhe e vullnetit të popull në të drejtën e vet.
Është ditë kur kremtohet demokracia dhe fitorja e saj, kur kujtohen me respekt përpjekjet e atyre që me vendosmëri e sakrificë e mbajtën gjallë, deri në realizimin e tij, atë vizion çliriues që do të sillte përparimin më të jashtëzakonshëm brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe efekte të mëdha në mbarë botën.
Në këtë frymë, por në një kontekst tjetër, ShBA-ja vazhdon t’i prijë përpjekjes së aleancës së demokracive për ta ruajtur idealin e lirisë dhe barazisë së popujve, në luftën e pakompromis kundër autoritarizmit dhe pushtimit.
Si popull dhe si shtet jemi të lumtur që i përkasim kësaj aleance demokratike, përkrah ShBA-së për të mbrojtur idealet dhe për të realizuar qëllimet tona të përbashkëta.
Popullit amerikan dhe Shteteve të Bashkuara dua t’ua uroj nga zemra 4 Korrikun, këtë ditë të madhe të lirisë!/Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...