Ambasada Amerikane në Prishtinë në Ditën e Lirisë së Shtypit ka shprehur mbështetjen për gazetarët në Kosovë dhe në botë që rrezikojnë jetën e tyre për të paraqitur të vërtetën.
Në një postim në Twitter, Ambasada amerikane shkruan se gazetarët raportojnë korrupsionin, ndryshojnë ligjet e përmirësojnë jetën.
“Gazetarët vënë në dukje korrupsionin, ndryshojnë ligjet, reformojnë praktikat e biznesit dhe përmirësojnë jetën.
Në Ditën e Lirisë së Shtypit le të tregojmë mbështetjen tonë për gazetarët në Kosovë dhe anembanë globit që rrezikojnë jetën e tyre për të ekspozuar të vërtetën”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/
Journalists expose corruption, change laws, reform business practices, and improve lives.
On #PressFreedomDay let’s show our support to journalists in Kosovo and around the globe who risk their lives to expose the truth. https://t.co/uiy7KWh6nf— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 3, 2022
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...