Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri u shpreh se me marrëveshjen e arritur me Serbinë së fundmi, Qeveria ka shkelur Kushtetutën dhe sipas saj, duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Këto komente Tahiri i ka bërë pikërisht në 15 vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës.
“Sot Dita e Kushtetutës të shtetit tonë. U shkel nga qeveria, nuk përmendet ne marrëveshje me serbinë, madje as per asociacion dhe vetmenaxhim per pakicën serbe. Marrëveshja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese!”, ka shkruar ajo në Facebook./Arbresh.info/