Google ADS

Dita e Kushtetutës, Haradinaj i bën thirrje qeverisë që të tërhiqet nga sjelljet anti-kushtetuese

14:23 | 9 Prill 2024
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me rastin e 16 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës tha se sot kemi një qeveri që vazhdimisht ka shkelur Kushtetutën.

Këto komente, Haradinaj i bëri në Facebook, ku ndër tjerash i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqet nga sjelljet anti-kushtetuese.

“Sot, në 16-vjetorin e shënimit të Ditës së Kushtetutës kemi një qeveri që vazhdimisht ka shkelur Kushtetutën, qoftë përmes nxjerrjes së vendimeve anti-kushtetuese apo mospërfilljes së saj. Andaj i bëj thirrje qeverisë që të tërhiqet nga sjelljet anti-kushtetuese dhe ta ruajnë sigurinë juridike të shtetit”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/

Të ngjashme