Në sheshin “Skënderbe” u shënua 20 Nëntori, Dita e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, ku fëmijët dhe përfaqësuesit e grupit RoR (Respektoni të drejtat Tona) mbajtën konferencë për media, gjithashtu edhe shënuan 1 vjetorin e miratimit të Rezolutës së fëmijëve të Kosovës.
Ata në këtë ditë kanë kërkuar nga institucionet e vendit, të dinë se çfarë ka ndodhur me rezolutën e fëmijëve që është miratuar një vit më parë.
Trina Hoti, kryetare e grupit RoR ( Respect our Rights), në një konferencë për media ka thënë se sot do të mbahet një takim ne hapësirat e Kuvendit të Kosovës, takim ky ku do të marrin pjesë ministrat dhe deputetët e Kosovës, ku do te diskutohet për zbatimin apo jo të Rezolutës së fëmijëve të Kosovës e cila është hartuar dhe miratuar nga po këta fëmijë një vit më parë, raporton arbresh.info.
“Sot ne presim të marrim përgjigje nga ministrat se a janë zbatuar këto çështje në agjendën e tyre politike apo jo, sa kanë zënë vend rekomandimet tona apo thjesht janë lënë në harresë, dhe po ashtu presim që bashkërisht me ministrat të diskutojmë çështjen e arsimit, çështjen e shëndetësisë dhe çështjet që lidhen me zbatimin ose jo të të drejtave të fëmijëve në Kosovë, tha Hoti.
Fleta Mujaj, anëtare e këtij grupi, tha se fëmijët përmes disa videove dhe një hashtag #ÇaBoneTiPërMu kanë kërkuar llogaridhënie prej ministrave dhe ministrive të caktuara se çfarë kanë bërë ata për ta.
“Në shenjë të ditës sotme përmes disa videove fëmijët kanë pasur mundësinë me kërkuar llogaridhënie për pikët e rezolutës si në arsim, shëndetësi, mirëqenie, pjesëmarrja në vendimmarrje, prindërimi etj. Përmes videove kemi bërë një hashtag #ÇaBoneTiPërMu, përmes kësaj me kërku nga ministrat dhe ministritë e ndryshme bashkëpunim për plotësimin e çështjeve të rezolutës” tha Mujaj.
Jasir Misni, nga komuniteti rom i pyetur se a mendon se po respektohen të drejtat e fëmijëve sa duhet dhe se a po diskriminohen ato, ai tha se “nuk diskriminohen ashtu siç thonë qe po diskriminohen mirëpo as nuk respektohen aq sa duhet”.
Ndërsa në Kuvendin e Kosovës në takim që u mbajt në një fjalë rasti kryeparalmentari, Kadri Veseli, u shpreh i kënaqur me vizionin, qëllimin dhe vullnetin qe po tregojnë gjeneratat e reja të Kosovës.
Ai gjithash theksoi se Kosova ka nevojë për një rini të përgatitur mirë.
“Përveç dashurisë tradicionale dhe përkushtimit institucional duhet të kemi edhe përkushtim strategjik. Të rinjtë duhet të jenë të përgatitur, të jenë konkurrentë dhe të aftë për t’u ballafaquar me sfidat që i presin”, tha Veseli.
Kryeparalamentari Veseli përmendi edhe problemet me të cilat po ballafaqohen gjeneratat e reja si dhuna në familje dhe punësimi i të miturve dhe e ka nevojë që fëmijët të jenë më të integruar.
“Ne do të punojmë shumë që Kosova jonë të jetë sa më e përbashkët. Të punojmë bashkërisht t’ju krijojmë perspektivë prindërve dhe juve që keni për ta trashëguar Kosovën, e që do ta bëni edhe më të mirë”./A.Shkodra/arbresh.info/
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...