Dita e gruas në Kosovë, ja me cilat aktivitete do të shënohet

08:03 | 8 Mars 2022
S D

Dita Ndërkombëtare e Gruas do të shënohet edhe në Kosovë  me një vargë aktivitetesh, që nga ora 09:00 në mëngjes, shkruan arbresh.info.

Aktivitetet janë të renditura më poshtë:

Agjencia për Barazi Gjinore organizon ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”, me rastin e Ditës së Gruas. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.  (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

LDA Balkan organizon Konferencën “LEAP Women 2022″, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Folëse do të jenë: Vlora Çitaku, Vlora Dumoshi, Arijeta Rexhepi, Besnike Aliaj, Vjollca Komoni, Vlora Nikçi, Jehona Lluka etj. (Objeki i Administratës Qendrore të UP-së, Prishtinë)

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” organizon marshin tradicional protestues kundër vrasjes së grave. Nisja do të bëhet nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali (ora 10:00), për të mbërritur në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë (12:00) dhe për të vazhduar deri te Qeveria e Kosovës.

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut mban seancë solemne kushtuar “8 Marsit – Ditës së Gruas”.

EULEX-i dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizojnë konferencë me rastin e Ditës së Gruas. Marrin pjesë shefi i EULEX-it, Lars Gunnar Ëigemark dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (“029 Neighborhood”, afër Qendrës “Fidani”, Fushë-Kosovë)

Organizata “You Can Do” mban një protestë paqësore kundër diskriminimit të grave me nevoja të veçanta. (Para ndërteses së Qeverisë)

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me temën “Gratë, roli dhe pozita e tyre në shoqëri”. (Salla e Kuvendit, Gjilan)

Fondacioni Jahjaga, në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze, organizojnë ngjarjen “10 Rrëfime – Jo kuotë, por vlerë”. (Kino “Armata”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme