Google ADS

Dita e fundit e verës me diell, temperatura maksimale arrin 24 gradë

07:54 | 22 Shtator 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell.

Vranësira të pakta parashihen në relievin malor.

Në këtë ditë të fundit të stinës së verës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme