Dita e Eksodit Shqiptar të Kosovës, Krasniqi: Shprehim falënderimet për ata shqiptarë që na pritën krahëhapur

13:54 | 16 Prill 2024
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar Ditën e Eksodit Shqiptar të Kosovës në 25 vjetorin e saj.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se krahas dhimbjes për përjetimet e hidhura të asaj shpërnguljeje, ka shprehur falënderime për të gjithë ata shqiptarë që na pritën krahëhapur, shkruan Arbresh.info.

“Mbi një milion shqiptarë, 25 vjet më parë, u dëbuan me forcë nga Kosova. Shtëpitë e qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u bënë edhe shtëpitë e vëllezërve e motrave të tyre nga Kosova – të dëbuar me dhunë e terror nga forcat serbe. Sot, në Ditën e Eksodit Shqiptar të Kosovës, krahas dhembjes për përjetimet e hidhura të asaj shpërnguljeje, shprehim falënderimet më të përzemërta për të gjithë ata shqiptarë që na pritën krahëhapur e me zemrën plot.”, ka shkruar Krasniqi.

“Përjetësisht mirënjohës!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme