Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur ditën e sotme në selinë e BE-së në Bruksel nga presidentja e Komisionit Eropian, Ursula Von der Leyen.
Kreu i Qeverisë shqiptare ndodhet në Bruksel për takime të nivelit të lartë prej ditës së djeshme për të diskutuar mbi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama ka treguar më heret se në takimin e tij me presidentin e KiE, Charles Michel të dy pranuan se ekziston një domosdoshmëri e menjëhershme për de-eskalimin e situatës në veriun e Kosovës.
“Duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, përmbyllte postimin e shkurtër kreu i Qeverisë shqiptare.
Në një tjetër postim, Rama shpjegoi se kishte shkuar në Bruksel për t’i përcjellës Michel-it shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...