Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Deçani është burim i shumë patriotëve ndër breza.
“Dje në Lloqan, Carrabreg të Ulët e të Epërm dhe në Lumbardh, në nderim të dëshmorëve u organizua aksioni tradicional për dhurimin e gjakut, me moton “N’Carrabreg dhurohet gjak”, ndërsa sot në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, nderuam sakrificën e tyre sublime për liri. Deçani ishte historikisht në ballë të shumë proceve për lirinë e Atdheut, burim i shumë patriotëve ndër breza. Sot, i ringritur dhe duke u zhvilluar vazhdimisht, pavarësisht sfidave”, ka shkruar ai.
Tutje, Haradinaj ka shtuar se liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj.
“Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Kujtimi i tyre është fryma që e mbartë lirinë përpara. Nderimi që i bëjmë ndaj tyre është një detyrë që nuk duhet të harrohet kurrë e duhet të përcillet tek secila gjeneratë”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...