Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se 10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se sot, nderojmë të gjithë luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, të cilët, u bën urë e dritë për këtë ditë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Urime Dita e Çlirimit, Prishtinë!
10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër.
Betimi i burrave të kombit, me 10 qershor 1878, në Prizren, shndërrohet në amanet që do të përcillet brez pas brezi, për t’u përmbushur saktësisht 121 vite më vonë – në Prishtinë!
Me 10 qershor 1999 Serbia gjunjëzohet!
Me 11 qershor 1999 Prishtina çlirohet!
Me 12 qershor 1999 liria vjen në Kosovë!
121 vite sakrificë, dhembje, luftë e përpjekje për liri – pa humbur asnjëherë fokusin nga qëllimi final – çlirimi dhe pavarësia e Kosovës.
Sot, nderojmë të gjithë luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, të cilët, u bën urë e dritë për këtë ditë.
Nderojmë dëshmorët dhe martirët e Prishtinës!
Sot, përulemi para vetëmohimit të pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht dëshmorëve, të cilët besuan në idealin e luftës së tyre, edhe atëherë kur pak kush kishte më shpresa.
Sot, është obligimi ynë, si shtet e popull, që duke kujtuar e nderuar të kaluarën, të ndërtojmë një vend të zhvilluar – ku secili mund të projektoj një të ardhme të dinjitetshme e prosperuese.
E përjetshme qoftë Kosova!
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...