Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, ka marrë pjesë sot në takimin online me rastin e Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe organizatave vendore e ndërkombëtare.
MBPZHR-ja së bashku me institucionet tjera vendore e ndërkombëtare, pjesëmarrëse në këtë takim, i janë bashkuar nismës globale për përshpejtimin e masave drejt arritjes së objektivit të qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm për t’i dhënë fund punës së fëmijëve deri në vitin 2025, shkruan arbresh.info.
Me këtë rast, zëvendësministri Imri Demelezi, ka konfirmuar përkushtimin e Ministrisë që përmes strukturave rregulluese të parandalimit dhe mbikëqyrjes institucionale, të parandalojnë punët e rrezikshme për fëmijët në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë.
“Duke iu bashkuar, qëllimit të përbashkët për SDG-të, partneritetit global Aleancës 8.7. MBPZHR përmes platformës #endchildlabour2021, është zotuar që gjatë vitit 2021 do të ndërmarrë aktivitete të shumta për trajtimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë. Platforma endchild labour 2021, ka paraparë se si t’i qasemi kësaj teme, respektivisht se si ta parandalojmë këtë dukuri të shfrytëzimit të fëmijëve në punët e rënda dhe të rrezikshme në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë”, ka thënë zëvendësministri Demelzi.
Zëvendësministri i ka njoftuar të pranishmit se nga punëtoria e realizuar ditë më parë, janë nxjerrë 20 rekomandime, ku 12 prej tyre ndërlidhen me AZHB-në dhe 8 me APK-në e të cilat tregoi se kanë të bëjnë kryesisht me specifikimet ligjore.
Në këtë rast, ai theksoi se nuk do të mungojë energjia dhe vullneti që të punojnë përmes mekanizmave qendrorë dhe lokal që mbikëqyrin zbatueshmerinë e bazës ligjore, si dhe rekomandimeve në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga punët e rënda dhe të rrezikshme./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...