Google ADS

Dita Botërore e Ushqimit

07:47 | 16 Tetor 2023
E.H

Dita Botërore e Ushqimit festohet çdo vit më 16 tetor për të promovuar ndërgjegjësimin dhe veprimin global për ata që vuajnë nga uria dhe për të theksuar nevojën për të siguruar një dietë të shëndetshme për të gjithë.

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) caktoi 16 tetorin si Ditën Botërore të Ushqimit në vitin 1979. Kjo ditë mbledh 150 vende por dhe shumë organizata kombëtare dhe ndërkombëtare për të rritur ndërgjegjësimin për çështje si varfëria dhe uria.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se deri në vitin 2030 të ketë një përmirësim të jetës së njerëzve sa i përket ushqyerjes e ndërkohë qëllimi kryesor është që të zhduket uria në botë.

Kjo ditë organizohet synon të sensibilizojë politikëbërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve.

Çdo vit, tema është e ndryshme, por gjithnjë ka për qëllim të sensibilizojë në drejtim të përmbushjes së Objektivave të Mijëvjeçarit për zhdukjen e urisë dhe varfërisë, si dhe uljen e vdekshmërisë dhe përmirësimin e shëndetit mes fëmijëve dhe grupeve vulnerabël./rtk

 

Të ngjashme