Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në Ditën Botërore të Diabetit për shkak të pandemisë COVID-19 nuk ka organizime në sheshet kosovare për sensibilizimin e rrezikut nga diabeti.
“Nëpërmjet përpilimit dhe plotësimit të listës esenciale të barnave, do të inkorporohen edhe fletëzat për matjen e glikemisë dhe sigurimi i pompave për insulinë, me qëllim të ngritjes së nivelit të trajtimit të diabetit. Në veçanti do të kemi kujdes për të rinjtë me diabet tip 1”.
“Është iniciuar Grupi punues për udhëzuesin “Terapia injektibile te diabeti” për trajtimin e avancuar, të bazuar në përvojat më të mira dhe do të lehtësoj kriteret për furnizimin me insulinë”.
“Në kohën më të përshtatshme, me përfaqësuesit e Shoqatave të Pacientëve me Diabet, do të diskutoj për masat e ndërmarra dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të trajtimit të kësaj sëmundjeje”,ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...