Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot në kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, do të mbahet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Podgoricë me ç’rast do t’i ndahen pesë mijë euro sipas rregullores.
Shpërblimi do të ndahet edhe për xhudistin Akil Gjakova për Medaljen e Argjendtë po në këtë kampionat, të cilit do t’i ndahen 3500 euro.
Shpërblimi do t’i ndahet edhe Driton Kukës si trajneri i xhudistëve.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024