Disponimi i Limajt në takimin me Thaçin

13:57 | 9 Mars 2020
Arbresh.info

Ka filluar takimi mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e kryetarit të NISMA-së, Fatmir Limaj.

Ky takim është duke u zhvilluar më dyer të mbyllura, shkruan arbresh.info.

Temë e këtij takimi është dakordimi për çështje të rëndësishme të vendit pas kthimit nga vizita e Presidentit në SHBA.

Në këtë takim Limaj është i shoqëruar nga deputeti, Skender Reçica.

Ky takim është vazhdimësi e takimeve të tjera që Presidenti i vendit ka mbajtur gjatë ditës së sotme.

Deri më tash ftesën për takim e ka refuzuar vetëm Kryeministri Albin Kurti.

Pas përfundimit të të gjitha takimeve në ora 16:00 Presidenti do të mbaj një konferencë për media për të informuar rreth bisedimeve me liderët partiak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme