Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës për media që pati pas takimit me homologun e tij maqedonas, Hristjan Mickoski në Shkup, u pyet nëse është diskutuar çështja e ekstradimit të Blerim Ramadanit në Kosovë, i cili ditë më parë u lirua nga paraburgimi dhe gjendet në arrest shtëpiak.
Po ashtu, Kurti u pyet nëse me Mickoskin ka diskutuar edhe rreth ekstradimit të dy prej të dënuarve të rasti “Monstra”, që dyshohet se gjenden në Kosovës, raporton Arbresh.info.
“ Për të dyja këto çështje kemi diskutuar dhe ministrat tanë të Drejtësisë do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm. Gjithçka do të shkojë në funksion të vlerës së përgjithshme që bazohet në ligj dhe Kushtetutë, në procedurat dhe rregullat institucionale të të dyja vendeve, por gjithashtu edhe në kuadër të marrëdhënieve të mira dhe fqinjësore dhe evropiane që ne dëshirojmë t’i kultivojmë”, tha Kurti gjatë konferencës për media në Shkup.
Ndërsa, sa i përket dy të arratisurve të dënuar për rastin “Monstra” në Shkup, e që dyshohen se gjenden në Kosovë, Kurti tha se që të dyja rastet beson se do përmbyllen shumë shpejt.
“Rasti i dy të arratisurve, gjithashtu u ngrit në Republikën e Kosovës, për çfarë tash lënda është te Prokuroria Speciale e vendit tonë, e gjithashtu edhe për atë që po mbahet në Maqedoni të Veriut, tashmë jo në burg, por me kërkesë të Serbisë për ekstradim. Edhe ky rast është diskutuar dhe besoj që do të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur të dyja këto çështje, në mënyrë që edhe ligji të zbatohet ligji, por edhe raportet tona fqinjësore të mira të ruhen dhe të mirëmbahen”, tha Kurti./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...