Google ADS

Diskutohet transparenca në shpenzimet e fushatës nga partitë

08:32 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Demokraci Plus (D+) organizon tryezën me temë “Transparenca në shpenzimet e fushatës nga subjektet politike: Kur do të kemi raportet e publikuara”.

Zgjedhjet e mbajtura me 11 qershor u cilësuan si ndër më të mirat të organizuara ndonjëherë në Kosovë.

Të gjithë akterët e përfshirë në proces i konsideruan ato si të sukseshme dhe askush nuk i kontestoj rezultatet e dalura nga to.

Subjektet politike kanë 45 ditë afat që nga mbajtja e zgjedhjeve që të dorëzojnë në KQZ raportet e shpenzimeve të tyre në fushatë.

Por çka do të përmbajnë ato raporte dhe a do t’i publikoj KQZ ato para auditimit?

A do t’i bëjnë publike vetë subjektet politike raportet e tyre financiare apo do të presin për një presion ndërkombëtar? Kush do të sigurojë që këto raporte janë reale dhe të besueshme?

Për të diskutuar temat lartëpërmendura, D+ ka ftuar në këtë tryezë një numër akterësh nga subjektet politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, organizatat jo-qeveritare lokale si dhe akterët tjerë vendor e ndërkombëtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme