Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë projektin Përmirësimi i Qasjes në Drejtësi dhe Reformës së Sundimit të Ligjit në një tryezë të rumbullakët ku do të diskutohet edhe Ligji për Ndërmjetësimin.
Projekti, që financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë në Kosovë, është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës me qëllim të mbështetjes reformës në sektorin e drejtësisë dhe përmirësimit të qasjes në drejtësi.
Diskutimi do të përqëndrohet në Ligjin për ndërmjetësimin – ndryshimet kryesore dhe nevojat, si një mekanizëm alternativ për zgjidhjen e rasteve për të ndihmuar gjykatat dhe prokuroritë, në zvogëlimin e lëndëve dhe për të përmirësuar qasjen në drejtësi.
Në ngjarje do të marrin pjesë Alessandra Roccasalvo, u.d. Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Sh.T Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë, Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Bahri Hyseni, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Nikola Kabašić, Kryetar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe partnerë e përfaqësues tjerë nga fusha e drejtësisë.
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë