Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka mbajtur takim me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, Drejtorin e Inspektoratit, Florian Dushi si dhe përfaqësuesin nga Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, Riza Selimi, ku kanë mbledhur edhe përfaqësuesit e supermarketeve, me të cilët kanë diskutuar mbi Rregulloren e re për Menaxhimin e Mbeturinave.
Përmes një njoftimi nga komuna, mësohet se rregullorja e re përfshin masa të rëndësishme siç është rritja e përgjegjësisë së bizneseve për menaxhimin e mbeturinave që prodhojnë dhe reduktimin e ndotjes.
“Përmes bashkëpunimit dhe diskutimeve konstruktive, palët shprehën përkushtimin e tyre për të implementuar praktika të qëndrueshme dhe efikase që do të ndihmojnë në ruajtjen e mjedisit dhe promovimin e një kulture përgjegjësie ndaj mbeturinave. Rregullorja e re përfshin masa të rëndësishme siç është rritja e përgjegjësisë së bizneseve për menaxhimin e mbeturinave që prodhojnë dhe reduktimin e ndotjes”, thuhet në njoftim.
Tutje, komuna njofton se do të mbahen edhe takime tjera me qytetarë e institucione private për t’u njoftuar me veprimet që do të ndërmerren nga Kryeqyteti për zbatimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave.
Vec këtij takimi, do të mbahen edhe takime tjera me qytetarë e institucione private për t’u njoftuar me veprimet që do të ndërmerren nga Kryeqyteti për zbatimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave. Ne besojmë se vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta mund të krijojmë një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë” thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...