Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar përfaqësues të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) të Grupit të Bankës Botërore (BB), me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadër të projektit për lansimin e sigurimeve bujqësore në Kosovë.
Në këtë takim, ministri Krasniqi ka theksuar se tashmë edhe përmes projektit për sigurime bujqësore presin që mbështetja të rritet edhe më tej, duke mundësuar ofrimin e sigurimit të produkteve që konsiderohen të domosdoshme për fermerët dhe agrobizneset vendore.
Ministri i ka njoftuar ata edhe për objektivat dhe prioritetet e ministrisë për këtë vit, si dhe u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me IFC-në dhe partnerët e tjerë në realizimin e këtij projekti, pasi që sipas tij, mungesa e sigurimit të kulturave bujqësore është një nga sfidat me të cilat përballet ky sektor dhe që ndikon edhe në nivelin e lartë të kamatave bankare për kredi bujqësore.
Nga ana tjetër, menaxherja e programit të BB-së për shërbime financiare bujqësore për Evropë dhe Azi, Leah Soroka, vlerësoi të arriturat në këtë sektor, duke u pajtuar se tashmë është koha e duhur për inicimin e sigurimeve bujqësore në Kosovë, për t’u ofruar mundësi edhe më të mira zhvillimi fermerëve dhe agrobizneseve kosovare.
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj