Sot, u realizua një takim i përbashkët mes ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, dhe nënkryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Xhemajl Selmani, ku u diskutua përkitazi me çështjen për shtesën në paga për muajt korrik dhe gusht, për punëtorët shëndetësorë dhe stafin mbështetës, raporton arbresh.info.
Palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje, me qëllim që në lista të përfshihen të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës, të angazhuar gjatë kohës së Pandemisë COVID-19.
Menaxhmenti i SHSKUK-së dhe Ministria e Shëndetësisë do të punojnë intensivisht në koordinim me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë, për të përfshirë në listat për shtesën në paga të gjithë, pa dallim, përkundër buxhetit të limituar./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...