Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizojnë tryezën e diskutimit me temë ‘Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) – Sfidat dhe Pritshmëritë’.
Kjo tryezë e diskutimit do të mbahet sot dhe synon të diskutojë ecurinë e zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), dhe të identifikojë arritjet institucionale, dështimet, dhe sfidat e hasura gjatë vitit të parë të zbatimit.
Për më tepër, kjo tryezë do të reflektojë mbi pritjet dhe angazhimin institucional në zbatimin e secilit kriter që rrjedh nga kjo agjendë.
Duke pasur parasysh se ky është një dialog i nivelit të lartë ndërmjet Qeverisë dhe Komisionit Evropian, ERA duhet të mbetet një ndër prioritetet kryesore të Kosovës.
Për më tepër, ky dialog duhet të përdoret si një platformë për të transformuar qeverisjen duke rritur konkurrueshmërinë dhe mjedisin e investimeve, si dhe për të krijuar një treg funksional. Për këtë qëllim, gjatë kësaj tryeze do të prezantohen rezultatet mbi zbatimin e ERA-së për vitin 2017.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...