Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) dhe Instituti për Hulumtime Zhvillimore (RIINVEST), me mbështetjen e Zyrës së Fondacionit Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë organizon konferencën ndërkombëtare “Dialogu Kosovë – Serbi: Normalizimi ose Status quo e Përkeqësuar”.
KIPRED, Riinvest dhe FES përmes kësaj konference kanë mbledhur një numër opinion-krijuesish dhe shkollarëve të shquar nga Gjermania, Britania e Madhe, Kosova, Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara për të kontribuar në një debat me ekspertë mbi sfidat kryesore lidhur me gjendjen aktuale dhe të ardhmen e dialogut Kosovë – Serbi.
Rreth 50 pjesëmarrës, duke përfshirë studiues vendas, rajonalë dhe ndërkombëtarë, politikanë, akademikë, udhëheqës të shoqërisë civile dhe përfaqësues të medias do të përpiqen të analizojnë pengesat e dialogut dhe të diskutojnë rrugën përpara duke reflektuar mbi sfidat aktuale.
Organizatorët konsiderojnë se normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve është i rëndësishëm për mirëqenien dhe jetën më të mirë për qytetarët e tyre, duke u përqendruar në forcimin e demokracive të tyre dhe politikave publike që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme si arsimi, shëndetësia, mirëqenia, zhvillimi ekonomik, dhe qeverisja e mirë përmes aktivizimit qytetar.
Sidoqoftë sipas Riinvest për të lëvizur drejt fazës së re të dialogut, në kuadër të mirëqenies dhe zhvillimit të politikave për një të ardhme më të mirë të përbashkët, duhet të analizojmë situatën aktuale, problemet dhe çështjet që kanë ndikuar në pengimin e procesit.
Zgjidhjet më të mira të mundshme do të thyejnë barrierat aktuale dhe kështu do të vazhdohej me procesin e normalizimit drejt fazës së bashkëpunimit
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...