Me qëllim të marrjes së masave për parandalim, si dhe koordinim të veprimeve në rast të rreziqeve nga zjarri, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, mbrojtjen e pronës dhe ambientit në tërësi, sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, përfaqësues të Policisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë mbajtur një takim me Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike, Nënkolonel Arbnesh Ajvazi, ku u diskutua për modalitetet e veprimit në rast të raportimit apo identifikimit të rasteve të zjarreve apo zjarr vënieve në vendin tonë.
“Zjarr-vëniet e qëllimta dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj. Gjithashtu nga përfaqësues të ministrisë kompetente (MBPZHR) u diskutua edhe mundësia ligjore e sanksionimit me mos përfshirje në programe të subvencionimit për të gjithë ata pronar të tokave që djegin sipërfaqet e tokave të tyre”, thuhet në njoftim.
Autoritete apelojnë tek të gjithë qytetarët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe tokësore-hamullore, etj, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr-vënie, pasi do të përballen me pasojat ligjore. Po ashtu, apelohet fuqishëm që për çdo rast të identifikuar të zjarreve të njoftohen numrat emergjent pa pagesë: AME (112), Policia (192) dhe Zjarrfikësit (193), për reagim sa më efikas.
Gjithashtu, kërkohet bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME-në dhe autoritetet tjera në identifikimin e personave që potencialisht mund te jenë shkaktar të rasteve të tilla të zjarreve që mund të rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe dëmtojnë ambientin.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar që në bashkëpunim me autoritetet kompetente çdo rast ta hetojë dhe të iniciojë procedurë ligjore, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të gjithë ata persona të dyshuar që janë të përfshirë në vepra të tilla të zjarr-vënieve apo në një mënyrë tjetër rrezikojnë sigurinë e përgjithshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?