Sot në Fakultetin Filozofik, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR-KS) organizon debatin e radhës me temë “Historia në tekstet shkollore”.
“Bashkohuni me ne për të diskutuar mbi diskursin e përdorur në librat e Historisë drejt ngjarjeve të ndryshme historike, duke kritikuar narrativat e njëanshme, mospërfshirjen e shumë grupeve sociale dhe lëvizjet e ndryshme qytetare”, thekson YIHR-KS.
Debati do të hapet me disa fjalë hyrëse nga dekani i Fakultetit Filozofik z.Bujar Dugolli, si pjestar i lëvizjës studentore të viteve 90-të.
Ky debat do të zhvillohet në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të rinjve në edukim gjithëpërfshirës” që zhvillohet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi(E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe që mbikëqyret nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...