Diskutimi në Këshill të Sigurimit, reagon Hasani: Do të vazhdojmë t’i themi Kosovës që të koordinohet me aleatët

15:20 | 9 Shkurt 2024
E.K

Ministri i Punëve të Jashmte të Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar pas Këshillit të OKB-së, duke u shprehur se nuk mjafton vetëm dënimi i sulmit të Banjskës, por duhet të sigurohemi që një gjë e tillë të mos ketë përsëritje.

Me anë të një postimi në platformëm “X”, duke iu referuar fjalës së mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Linda Thomas-Greenfield, Hasani shkroi se ndërkohë që ka kërcënime ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, Shqipëria do qëndrojë krah saj në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm.

“Siç edhe Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vuri dje në dukje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ka “kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës. Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë.’, shkroi Hasani./Arbresh.info

 

Të ngjashme