Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me anëtarët e grupit punues, zhvilluan takim me raportuesit e Komisionit të Venecias, Pere Vilanova, Cesare Pinelli dhe Grainne McMorrow, ku diskutuan për vettingun në sistemin e drejtësisë.
Në trajtimin e kësaj çështje, Ministrja Haxhiu informoi Raportuesit e Komisionit të Venecias për rëndësinë që ka procesi i vettingut për qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe me problemet që aktualisht ballafaqohet sistemi i drejtësisë.
Ministrja Haxhiu, së bashku me anëtarët e grupit punues, iu përgjigjen pyetjeve që u adresuan nga raportuesit e që lidheshin me opsionet e ndjekura në koncept dokument por edhe me draftin e amendamenteve kushtetuese.
Komisioni i Venecias në muajin mars pritet të jap Opinionin për një nga proceset më të rëndësishme për Republikën e Kosovës.
Ministrja Haxhiu, pas diskutimeve, falënderoi raportuesit për Opinionin në projektligjin për KPK si dhe për angazhimin e tyre profesional dhe për bashkëpunimin e Komisionit të Venecias me Republikën e Kosovës dhe i siguroi që do të adresohen rekomandimet e adresuar përmes opinioneve të tyre./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...