Google ADS

Disa shtëpi vërshohen nga uji në Gjilan, gjendja e rënduar është edhe në fshatrat përreth

12:34 | 15 Dhjetor 2022
Pleurat Salihu

Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale në Facebook shihen disa shtëpi në të cilat ka depërtuar uji, si në rrugën “Enver Miftari” dhe në fshatin Malishevë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së të mërkurës kanë bërë që disa objekte banimi (shtëpi) në qytetin e Gjilanit si dhe në disa fshatra të vërshohen nga uji, ndërsa dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në bujqësi.

Dëme të mëdha nga vërshimet janë shkaktuar edhe në bujqësi në fshatin Livoç i Poshtëm, në Gjilan.

 

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të enjten do të ketë rritje të lehtë të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu, shkruan Telegrafi.

Minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme