Disa shoqata, përfshirë atë të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Suedi, janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë në cfarëdo mënyre të prekurit nga tërmeti në Shqipëri gjatë ditës së sotme.
Këto organizata kanë shprehur ngushëllime për peronat që kanë humbur jetën nga kjo tragjedi natyrore.
“Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Suedi, Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Terezë” në Ängelholm dhe Shoqata “Mindfullness”, Malmö, janë tronditur thellë me fatkeqësitë që kanë goditur shtetin amë, Shqipërinë dhe disa nga shtetasit shqiptarë e kosovarë nga tërmeti i cili ndodhi më 26 nëntor 2019.Në këtë rast këto subjekte u shprehin ngushëllime të sinqerta të gjitha familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore si dhe Shqipërisë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e këtyre organizatave.
“Njëkohësisht deklarohemi se solidarizohemi shpirtërisht me të gjithë ata që kanë pësuar nga ky termet, qoftë në dëme në njerëz, ashtu edhe në prona. Prandaj, ne do të organizohemi që, nëse është e nevojshme, të ndihmojmë edhe matertialisht, për çka do t´i ftojmë edhe të gjitha shoqatat, asociacionet dhe subjektet shqiptare që veprojnë në Suedi që ta japin kontrtibutin e vet në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
Më poshtë keni emrat e krerëve të organizatave:
Hysen Ibrahimi, kryetar, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Albert Jashari, kryetar, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Suedi dhe
Rrahman Rrahmani, kryetar, Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Terezë” në Ängelholm.
Emma Lindeman, kryetare, Shoqata “Mindfullness”, Malmö./arbresh.info
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...