Disa shkolla në Mitrovicë, sot kanë ndërpre mësimin për shkak të mungesës së ngrohjes ndërsa disa tjera, kanë punuar me gjysmë orari.
Shkollat që ndërprenë mësimin për mungesë të ngrohjes janë: “Eqrem Çabej”, “Andon Zako Çajupi”, në të cilën ndjekin mësime edhe dy shkollat tjera “Musa Hoti” dhe “Aziz Sylejmani”.
Sipas informatave nga personeli arsimor, mësimi është ndërprerë edhe në shkollat tjera.
Komuna dhe Departamenti i Arsimit kanë treguar papërgjegjësi të plotë dhe neglizhencë për çështjen e ngrohjes në shkolla, çështje e ngritur shumë herë nga prindërit e nxënësve të shkollave ku nuk ka ngrohje.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra