Mbi 50 pjesëtarë komunitetit serb shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Por, numri i tyre ishte edhe më i madh vitet e kaluara.
Megjithatë shumë nga ta kanë hequr dorë nga uniforma e ushtrisë së Kosovës për shkak të presionit ndaj tyre nga Beogradi.
Edhe komandanti i kësaj force e pranon se ata u larguan pasi ishin të kërcënuara me jetë edhe familjet e tyre pavarësisht performancës së mirë të tyre.
Por, disa nga ata që u larguan kanë parashtrua kërkesë për tu rikthyer si pjesëtar të Ushtrisë së Kosovës.
E një gjë e tillë sipas Rrahman Ramës është e pa mundur.
Megjithatë edhe pjesëtarët e tanishëm serb të FSK-së vazhdojnë të ketë presione, por jo si në të kaluarën.
Kreu i ushtrisë së Kosovës i ka bërë thirrje pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që të aplikojnë për tu bërë pjesëtar të FSK-së në qershor kur pritet të hapet konkursi për kadetë të rinj./Express
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...