Policia e Kosovës ka bërë të ditur disa raste të konfiskimit të armëve të zjarrit brenda 24 orëve.
Sipas raportit të Policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë ashtu si dhe në Suharekë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, lidhur me rastet policia ka ndaluar gjashtë persona.
“Rr. Drenica, Prishtinë, 13.08.2023 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me gas me një karikator të zbrazët si dhe janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”,
“Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë, 13.08.2023 – 22:07. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një mjetë i mprehtë thikë. I dyshuari është shoqëruar në St. Policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti në procedurë të rregullt.”
“Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë, 13.08.2023 – 22:00. Gjatë kontrollit te drejtuesi i një veture, i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një mjetë i mprehtë thikë. I dyshuari është shoqëruar në St.Policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti në procedurë të rregullt.”
“Fsh. Grejkoc, Suharekë , 13.08.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një aheng familjar ka gjuajtur me armë zjarri në ajër. Njësitë relevante policore në vendin e ngjarjes kanë gjete dhe sekuestruar pesë gëzhoja të fishekëve dhe një armë automatike AK-47 e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
“Rr. Hoxhë Hasan Tahsini, Mitrovicë Jugu, 13.08.2023 – 13:59. Është shoqëruar në stacion të policisë i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma me një karikator i zbrazët. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”
“Rr. Faruk Spahija, Mitrovicë, 13.08.2023 –21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 30 fishekë që dyshohet se janë të armës me gas. Personi dyshuar ka deklaruar se në shtëpinë e tij e kishte edhe një pistoletë me gas të cilën e ka dorëzuar se bashku me tre fishekë të tjerë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”/Arbresh.info
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...