Në 17 vjetorin e shkuarjes në amshim të ish presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli së bashku me anëtaret e kryesisë qendrore, në emër të ish-presidentit Behgjet Pacolli, njëherësh edhe kreu i AKR-së, bënë homazhe te varri i tij dhe vizituan familjen Rugova.
Makolli u shpreh se ish-Presidenti na orientoi në kulturën perëndimore, aty ku shqiptarët e kanë pasur vendin gjithmonë, shkruan arbresh.info
“Erdhëm për t’a përkujtuar dhe respektuar njeriun që i ndryshoi rrjedhat e historisë të kësaj pjese të Ballkanit, u rreshtua drejt në konstelacionin e forcave botërore, i margjionalizoi forcat e brendshme komuniste enveriste, na orientoi në kulturën perëndimore, aty ku shqiptarët e kanë pasur vendin gjithmonë, dhe me përkrahjen e pa rezervë të nunit të pavarësisë së Kosovës – SHBA-së, vuri themelet e shtetit të Kosovës”, u shpreh Makolli.
Makolli tha gjithashtu se sot kur miqtë tanë janë angazhuar për një marrëveshje me Serbinë, si udhërrëfyes duhet që t’i kemi veprimet diplomatike të Rugovës, për lidhjet e ngushta miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot kur miqtë tanë ndërkombëtar janë angazhuar për marrëveshje përfundimtare me fqiun tonë verior Serbinë, ne si udhërrëfyes duhet t’i kemi veprimet diplomatike vizionare të Presidentit Rugova në lidhje me raportet e ngushta miqësore dhe mbështetjen pa rezervë në SHBA-at dhe aleatët”, theksoj ndër të tjera Makolli. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...