Google ADS

Disa persona përfshihen në një konflikt në Ferizaj, arrestohen dy persona

10:03 | 22 Janar 2025
Q L

Policia e Kosovës njofton se disa persona janë përfshirë në një konflikt në qytetin e Ferizajit.

Ndër të tjera thuhet se një person me inicialet F.Xh i moshës 51 vjeç është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

Sipas policisë, të dyshuarit disa persona të tjerë ia kishin thyer veturën me shkopinj druri.

“Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka identifikuar fillimisht personin F.Xh. (M/K), 51 vjeç, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se posedonte një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga policia. Me vendim të prokurorit të shtetit, F.Xh. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet kanë vazhduar për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Këta të fundit dyshohet se, duke përdorur shkopinj druri, kanë dëmtuar automjetin e tij duke thyer xhamat dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në njoftim bëhet e ditur se pas një pune intensive hetimore dhe mbledhjes së informacioneve në terren, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një tjetër të dyshuar, Sh.L.  29 vjeç.

“Ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri (pistoletë).

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë rast./Arbresh.info/

 

Të ngjashme

Foto lajm